Ballina Aktualitet Përmet, zhduket prej gjashtë ditësh adoleshenti

Përmet, zhduket prej gjashtë ditësh adoleshenti

Një 17-vjeçar në fshatin Beqaraj të Përmetit është zhdukur prej 6 ditësh.

Largimi i adoleshentit nga banesa është bërë i ditur me 30 tetor, pasi i ati ka denoncuar në polici se djali i tij me iniciale L.B, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Policia gjatë njoftimit të saj tha se vazhdojnë kërkimet për gjetjen e tij, pasi ende nuk kanë mundur ta gjejnë djaloshin e ri.