Ballina Kronikë Përmet, humb jetën punonjësi në fabrikën e inerteve

Përmet, humb jetën punonjësi në fabrikën e inerteve

Një punonjës ka humbur jetën aksidentalisht në një fabrikë inertesh në Përmet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 në fshatin Kosinë.

Viktima është 60-vjeçari me iniciale S.P.

“Rreth orës 11:00, në nyjen e inerteve pranë fshatit Kosinë Përmet, ka humbur jetën aksidentalisht shtetasi S.P., rreth 60 vjeç, banues në Përmet, i cili ishte punonjës në këtë aktivitet privat,”-raporton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.