Ballina Kronikë Përmbytet Vlora, vështirësohet qarkullimi në këto zona

Përmbytet Vlora, vështirësohet qarkullimi në këto zona

Disa nga akset kryesore të Vlorës janë përmbytur nga reshjet duke vështirësuar lëvizjen e banorëve por edhe qarkullimin e makinave mëngjesin e sotëm.

Pika më kritike mbetet zona pranë Albanos dhe Rominës, ndërsa përmbytje ka pasur edhe tek rruga e Cipajve, pranë portit detar, si edhe në Bulevardin e ri Vlorë-Skelë.

Rrugët që kanë mbetur të bllokuara janë rrugët në zonën e Skelës dhe ajo e lagjes Pavarësia.