Përloti shqiptarët duke folur për zonat e thella, e diplomuara në “La Sapienza” i futet politikës

63

Të gjithë e mbajnë mend Rigerta Malokun, vajzën nga fshati e cila kishte studiuar në “La Sapienza” të Romës për shkenca politike e marrdhënie ndërkombëtare.

Gjatë fjalimit të saj në Kuvend 3 vite më parë ajo përloti shumë njerëz, teksa i kërkonte politikës shqiptare të kthente sytë edhe nga fshati e zonat e thella.

Tashmë duket se Rigerta do të jetë pjesë e politikës, pasi do të kandidojë si deputete në zgjedhjet e 25 Prillit si pjesë e partisë “Nisma”.

Këtë e bëri të ditur me anë të një shkrimi në Facebook ku tha:

“Pas shumë ftesash e kërkesash të njerëzve të mirë, dua të ndaj me ju vendimin për tu angazhuar në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Është e vështirë, por ndjej përgjegjësinë për të qënë një zë i lirë. Mos harroni për asnjë moment se jeni.

JU motivi dhe forca ime! Me konsideratë, Gerta”