Përleshje në Vlorë, një person plagoset me send të fortë në kokë

60

Një konflikt ka degjeneruar në dhunë në qytetin e Vlorës, pranë Gjykatës së Apelit.

Policia në një njoftim zyrtar sqaron se si pasojë e një konflikti të çastit, është dëmtuar në  kokë, me një send të fortë, një 46-vjeçar.

Identiteti i tij bëhet i ditur si Klodian Memokondaj, i cili për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk ka një autor për plagosjen e tij, teksa në polici janë shoqëruar disa persona.