Ballina Aktualitet Përleshje e përgjakshme në burg, 29 të vdekur në Venezuelë

Përleshje e përgjakshme në burg, 29 të vdekur në Venezuelë

Autoritetet në Venezuelë raportuan se së paku 29 persona kanë ndërruar, pas një sherri masiv të të burgosurve në një stacion policor.  Oscar Valero, shefi i sigurimit publik për shtetin Portuguesa, tha se të paktën 19 oficerë policie u plagosën.

Ai tha se dhuna shpërtheu kur forcat speciale të policisë (FAES) u përpoqën të ndalonin një shpërthim “masiv”. Burgu, në Acarigua, është projektuar për të mbajtur 250 vetë, por aktualisht ka rreth 540, thanë grupet e të drejtave të njeriut, raporton BBC.

Valero u tha gazetarëve se oficerët e policisë ishin përballur me “një breshër zjarri” dhe se të burgosurit shpërthyen granata në incidentin e së premtes. Dyshohet se shkak për përleshjen ka qenë fakti se në burg kanë shkuar vizitorë e ata ishin marrë peng nga të burgosurit.