Ballina Showbiz Perlat, një ringjallje në dizajnin bashkëkohor të bizhuterive

Perlat, një ringjallje në dizajnin bashkëkohor të bizhuterive

Perlat kanë qenë pjesa më e rëndësishmë e bizhuterive dhe janë veshur gjatë gjithë historisë. Provat datojnë që në fillim të tregtisë me xhevahiret e shumtë natyrorë të gurëve në Gjirin Persik, gjë që nënkuptonte se ato ishin të rëndësishme në kulturat e lashta arabe.

Por edhe pse janë një dëshmues i hershëm vazhdojnë të jenë ende pika kyçe dhe e preferuar e bizhuterive, duke u kthyer në një ringjallje për dizajnin bashkëkohor e duke u bërë gjithashtu pjesë e ankandeve më të mëdha.

Tejet të kërkuara nga mbretërit, mbretëreshat, maharajët dhe perandorët kinezë kanë qenë një simbol i dashurisë, pastërtisë, pjellorisë si dhe autoritetit e fuqisë.

“Perlat janë një fenomen global, dhe si asnjë perlë tjetër. Ato ishin si mikeshë e një vajze dhe një njeriu për shumë shekuj,”- thotë historiani i stolive dhe kuratori Beatriz Chadour-Sampson.

Zbulimi i perlave të kultivuara në Japoni ishte një pikë kthese, dhe gurët e çmuar u bënë më të përballueshme. Zinxhirët e perlave plot shkëlqim e finesë janë veshur nga flappers në Roaring 20s, duke u popullarizuar nga Coco Chanel në vitet 1930 dhe më vonë nga Jackie Kennedy,së bashku me një shumëllojshmëri të yjeve joshës Hollivudit.