Një 47-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Përkrahja e autorit në krim”, është arrestuar nga policia në Tiranë.
Sipas këtyre të fundit, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.K., të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Ky shtetas, më datë 19.01.2021, ka marrë dhe ka fshehur armën e zjarrit me të cilën shtetasi S.T. (i arrestuar po në atë datë), ka kanosur shtetasin P.Ll.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A.K., iu gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar e përdorur në ngjarjen e datës 19.01.2021, si dhe disa fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.