Përkeqësohet situata e koronavirusit në vend, gati 1 mijë infektime në 24 orë

67

Situata e koronavirusit në Shqipëri po përkeqësohet çdo ditë e më shumë.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me Covid 942 persona, nga 3 mijë e 856 testime.

199 raste në Tiranë, 80 në Tiranë, 57 në Elbasan, 52 në Vlorë, nga 39 raste në Shkodër, Lushnje, 33 në Lezhë, 32 në Fier, 30 në Krujë, 29 në Kavajë, 26 në Kamëz, 25 në Sarandë, 22 në Kukës, 17 në Patos, nga 16 raste në Gjirokastër, Shijak, 14 në Librazhd, nga 12 raste në Berat, Dibër, nga 11 raste në Korçë, Rrogozhinë, Gramsh, Kuçovë, 10 në Kurbin, nga 9 raste në Mallakastër, Vau i Dejës, Divjakë, nga 8 raste në Pogradec, Peqin, Skrapar, nga 7 raste në Mirditë, Mat, Bulqizë, nga 6 raste në Delvinë, Malësi e Madhe, Prrenjas, nga 5 raste në Tepelenë, Cerrik, nga 4 raste në Pukë, Ura Vajgurore, Belsh, 3 në Devoll, nga 2 raste në Has, Tropojë, Përmet, Selenicë, Memaliaj, Kolonjë, Poliçan, Këlcyrë, Konispol, nga 1 rast në Roskovec, Klos, Vorë, Pustec, Dropull.

5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Lushnja, 1 qytetare nga Tepelena, të moshave 43-87 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 455 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 48,377 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 405 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Article bottom Rectangle3