Ballina BOTA Përhapja e virusit HIV, OBSH publikon shifrat alarmante për Evropën Lindore

Përhapja e virusit HIV, OBSH publikon shifrat alarmante për Evropën Lindore

Në Evropën Lindore të prekurit nga virusi i HIV janë rritur shumë së fundmi.

Kjo sipas Organizatës Botërore të SHëndetësisë është një epidemi me rritjen më të shpejtë në botë pasi në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore në 2017, 130 000 njerëz u infektuan me virusin HIV, duke shënuar një rritje prej 29 përqind të infeksioneve të reja që nga viti 2010.

Rreth 30 000 infeksione të reja u regjistruan në Evropën Perëndimore për të njëjtën periudhë.

Një përqindje më e lartë e diagnostikimit në fazat e vonshme të infektimit u regjistrua në Evropën Lindore sesa në Evropën Perëndimore.

Rusia kryesonte listën me 71 raste të reja të diagnostikuara për 100 000 njerëz vitin e kaluar.

Sipas raportit ky është një vit tjetër alarmant për rritjen e numrit të diagnozave të reja të HIV në rajonin Evropian.