Ballina Aktualitet Përgjimi 5/“I ke dhënë gjë”, Xhabiri ankohet se nuk ka marrë lekët

Përgjimi 5/“I ke dhënë gjë”, Xhabiri ankohet se nuk ka marrë lekët

Gazeta më e madhe europiane ‘Bild’ ka publikuar përgjime të reja për pzaret elektorale gjatë zgjedhjeve të 2017. Në përgjimin e pestë shfaqet  dialogu  në mes Arben Keshit, drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe dy personave të tjerë, ndërsa njëri prej tyre ankohet se nuk i ka marrë paratë për votat.

Një qytetar (Xhabiri) i ankohet Arben Keshit se nuk ka marrë lekët. Nga ana tjetër, personi që është ngarkuar me detyrën e shpërndarjes, i thotë se ja ka dhënë dhe është gati për t’u ballafaquar.

Përgjimi i pestë:

Arben Keshi: Hë mo

068 69 13 636: A u nis ai

Arben Keshi: Po mo Çakran

068 69 13 636: E, për zotin nuk ka lëvizur hic

Arben Keshi: Jo nuk ka lëvizur o burrë. Sa më mori, më tha ka mbaru me gjithë ata që ka polic. Lëri se të disinfomojnë o shok, siç u ngatërruan me Tanin dhe ata se nuk ka qenë në list hiç ajo Uruçi.

068 69 13 636: Më mori Nexhipi për.. (nuk kuptohet se cfarë thuhet)

Arben Keshi: Nexhipi (nuk kuptohet) ndoshta nuk ka qenë në listë. Më jep emrin, të takoj Shabanin

068 69 13 636: Ma jep emrin e Nexhipit ta marr unë në telefon

068 69 13 636: Ok

Telefonata e dytë:

Arben Keshi: Xhabir Elezi Sokol.

067 55 90 725: Po

Arben Keshi: Ka ndonjë gjë, i ke dhënë gjë s’i ke thënë, s’e di

067 55 90 725: Po po të dyve

Arben Keshi: Ai ka ardhur këtu thotë jo

067 55 90 725: Ka ardh Xhabiri? Merre me vete, bjera nga unë

Arben Keshi: Mirë

Telefonata e trete

Arben Keshi: E ke aty apo flet kot ai?

068 69 13 636: Jo mo do të duash ti ta sjell

Arben Keshi: Ai thotë merre me vete, sepse i thash e kam me vete. Merre me vete tha dhe ma sill mua. Unë ja kam dhënë – tha.

068 69 13 636: Ok.k