Ballina Aktualitet Përgjimi 4/ “Do 200 mijë lekë”, Keshi: Ata na çanë dërrasat

Përgjimi 4/ “Do 200 mijë lekë”, Keshi: Ata na çanë dërrasat

Ky është përgjimi i katërt i publikuar sot nga gazetari gjerman i Bild Peter Tiede, pjesë e dosjes 184 që tregon blerjen e votave në zgjedhjet e 2017 në Dibër.
Arben Keshi në bisedë me një person të paidentifikuar që punon si mësues (0686434568)
Një person i paidentifikuar që punon si mësues informon drejtorin e Ministrisë së Brendshme Arben Keshi që një person që ka 4 vota kërkon 20.000 lekë. Gjatë bisedës, mësuesi tregon se si i ka bërë presion një çifti. Ai e informon se i ka zbatuar të gjitha këshillat që i ka dhënë.

Arben Keshi: Hë mo!
0686434568: Dëgjo, kam një djalë këtu tek shtabi.

Arben Keshi: Nuk di gjë për këtë, ky Altini, i kujt është?
0686434568: Çfarë?

Arben Keshi: I kujt është Altini.
0686434568: I Isuf Qokut, një ish-nxënës i imi…

Arben Keshi: Ok, çfarë do ai?

0686434568: (E pakuptueshme). Ai ka një problem
Problemi i tij është ky, ai do nja 20 000 lekë, ai thotë se kam katër vota. Ai do fejohet këtej nga Tërnova. Nuk e di ça thotë, kam folur me Shemsion, ai tha se Shemsiu ka një problem. Kam folur me të pardje.

Arben Keshi: Po.
0686434568: Atij zotnisë, Kollashitit kam komunikuar me të rrugës sa u ndamë, i thashë Anës, i thashë në emrin tënd.

Arben Keshi: Në rregull, jo në emrin tim
0686434568: Në emrin tënd, në emrin tim, në emër të drejtorit të Arsimit ia thashë, ia komunikova.

Arben Keshi: Mirë.
0686434568: Mbarova punë me të. Edhe Gëzim Hoxha që kishte pak probleme sepse ka qenë në Itali, në Amerikë dhe erdhi sot, sepse ai është kushëri me vjehrrën time Gëzim Hoxha. Ti e di, vjehrra ime është mbesë e Ismail Merlanit.

Arben Keshi: Po e kam parasysh.
0686434568: Nëna e Merlanit dhe nëna e Gëzimit janë kushërira.

Arben Keshi: Mirë, ok.
0686434568: Është e mbaruar ajo punë. Kam folur prapë me Bujar Kurtazën dhe Vebi Muhametin, kunata tij është mbesë e Rem Ramës.

Arben Keshi: Ata vëllezërit e Vebiut na çanë dërrasat duke u zënë, ky thotë akoma…
0686434568: Jo, jo ai nuk ka lidhje me ata fare, nuk është përzi. Në qoftë se ke informacionin më të vogël ma thuaj.

Arben Keshi: Jo, jo s’e kam pa.
0686434568: Në qoftë se ke gjënë më të vogël më thuaj. Ai ma ka thënë troç mu në zyrë. Ok?

Arben Keshi: Mirë, ok. Është në rregull.
0686434568: Unë t’i kam mbaruar të gjitha punët, pa përjashtim. I kam bërë të gjitha. Dhe atij zotnisë unë ia kam bërë të qartë në sy të Bujar Spahiut. Troç, ia kam thënë mu përpara lokalit të Begut.

Arben Keshi: Në rregull, ok. Mirë.
0686434568: Po qe se ashtu, pyete Neki Ukën, pyete dhe Din Jasharin.