Ballina Aktualitet Përgjimi 3/ Astrit Avdylaj zgjedh kandidatin për deputet të PS

Përgjimi 3/ Astrit Avdylaj zgjedh kandidatin për deputet të PS

Në përgjimin e tretë të publikuar sot nga gazeta prestigjioze “Bild” tregohet se si Astrit Avdylaj ndikon për vendosjen e kandidatëve për deputetë në listën e PS. Në rastin konkret diskutohet për kandidatin Ilir Ndraxhi. Ai telefonon kryebashkiakun e Shijakut, Ardian Kokomanin dhe i thotë se do takohen bashkë me Dakon në kafe, për të futur në listë emrin e kandidatit Ilir Ndraxhi.

Astrit Avdylaj, kreu i klanit kriminal ‘Avdylaj’ në Shijak i telefonon kryebashkiakut të Shijakut për të organizuar një takim me të, me Vangjush Dakon, kryebashkiak i Durrësit, dhe me një kandidat të mundshëm dhe deputetin aktual ‘Liri’ (Ilir Ndraxhi), një person që klani kriminal i Avdylajve kërkon të vendoset si kandidat i PS. Takimi organizohet për të bërë pikërisht këtë: që të finalizohet një marrëveshje që Ilir Ndraxhi do të vendoset si kandidat i PS në Durrës, për të përfaqësuar interesat e klanit kriminal Avdylaj dhe klani Avdylaj do të ofrojë mbështetje të plotë për fushatën e PS në Durrës”, shkruan Bild.

PERGJIMI i PLOTE

Astrit Avdylaj: Alo!

Kryebashkiaku i Shijakut: Hë mo!

Astrit Avdylaj: Si je kryetar?

Kryebashkiaku i Shijakut: Si ke qenë?

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit, ça po bën?

Kryebashkiaku i Shijakut: Jam akoma këtej, sa kemi mbaru dhe po hamë drekë.

Astrit Avdylaj: Të bëftë mirë! A e di pse të mora unë?

Kryebashkiaku i Shijakut: Po?

Astrit Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjesit…alo?

Kryebashkiaku i Shijakut: Po, po, të dëgjoj, po.

Astrit Avdylaj: Unë, ti, Gjushi, Liri, vllai i Lirit dhe Jupi. Do pim një kafe nesër në Durrës në orën 10:00. Prandaj të mora sot me një fjalë.

Kryebashkiaku i Shijakut: Atëhere, nesër në 10:00 do jemi 5 minuta te Pallati i Kulturës, se ka vdek Niko Bespalla, ish-futbollisti jonë, shijaksi jonë. Është ceremonia te Pallati i Kulturës dhe takohemi atje.

Astrit Avdylaj: Do takohemi në një kafe, do sjell Paparitin, që të jemi nesër që…më kupton?

Kryebashkiaku u Shijakut: Pa merak pa merak.

Astrit Avdylaj: Se erdhën sot ato, po diskutonim, ishte dhe Juli…e kupton ku e kam fjalën? Ngaqë është edhe ai, që të jesh edhe ti normal, po nuk ishe ti, a më kupton?

Kryebashkiaku i Shijakut: E kuptoj!

Astrit Avdylaj: Alo, ça the?

Kryebashkiaku i Shijakut: Titi, pa merak them, atje në Durrës rri pa merak, se do jem dhe në ceremoni kshu që rri pa merak.

Astrit Avdylaj: Mirë, prandaj, që do ashtu që të jesj edhe ti me këto më kupton?

Kryebashkiaku i Shijakut: Po po!

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit!

Kryebashkiaku i Shijakut: Hajt ciao ciao!

LINKU I BILD ME PËRGJIMIN E PLOTË!