Ballina Aktualitet Përgjimet/ Peter Tiede: Më kanë sulmuar me profile false

Përgjimet/ Peter Tiede: Më kanë sulmuar me profile false

Pas publikimit të 10 përgjimeve të fundit të tabloidit gjerman “Bild” mbi dosjen 184 për zgjedhjet e vitit 2016 në Dibër, gazetari gjerman, Peter Tiede, ka reaguar sërish përmes një postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”.

Tiede shkruan se është bërë “pre” e sulmeve nga profile të rreme në të gjitha faqet zyrtare të rrjeteve sociale që mbajnë emrin e tij dhe shton se ka raportuar e fshirë disa prej tyre.

 

 

Ashtu sikurse në përgjimet lidhur me dosjen 339, edhe në materialet audio të publikuara nga “Bild” mbrëmjen e djeshme, flitet sërish për një skemë të organizuar nga Partia Socialiste, kësaj radhe  për të siguruar fitoren në zgjedhjet lokale të vitit 2016-të në Dibër.

Bisedat zhvilloheshin mes ish-ministrit të Energjisë dhe të Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, deputetët e Partisë Socialiste Ulsi Manja dhe Xhemal Qefalia, zyrtarëve të lartë socialiste, drejtuesit të Policisë Bashkiake në Dibër, Robert Aga dhe personave të identifikuar si të lidhur me krimin.