Ballina Aktualitet Përgjimet me bandën e Shijakut, Vangjush Dako përsërit alibinë: Jam kryetar bashkie,...

Përgjimet me bandën e Shijakut, Vangjush Dako përsërit alibinë: Jam kryetar bashkie, telefonin do t’ia hap çdo qytetari

Pas publikimit të audiopërgjimeve në prestigjiozen gjermane ‘Bild’, vjen edhe reagimi i kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Ai vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim si edhe më herët për këtë cështje. Dako i cilëson absurde përgjimet, ndërsa thotë se si kryetar bashkia ai do t’ia hapë celularin cdo qytetari.

“I pashë dhe i dëgjova përgjimet. Për mua janë diçka absurde, sepse unë jam kryetar bashkie dhe telefonin do t’ia hap çdo qytetari. Nuk kam asnjë koment. Kjo është çështje mediatike”, shprehet Dako për median.

Sipas kryebashkiakut të Durrësit u takon organeve kompetente për ta zgjidhur këtë cështje. Sërish me kokëfortësi Vangjush Dako e quan normalitet të bisedojë në telefon me kreun e një organizate kriminale, të takohet dhe të ndajë pushtet me të.