Ballina Kronikë Përgjaken rrugët në Tiranë, në 2 aksidente vdesin 2 këmbësorë

Përgjaken rrugët në Tiranë, në 2 aksidente vdesin 2 këmbësorë

Aksidentet automobilistike vazhdojnë të marrin jetën e shqiptarëve. Vetëm mbrëmë në Tiranë kanë ndodhur dy aksidente, si pasojë e të cilave kanë ndërruar jetë 2 persona.

 Në rrugën “Don Bosko” makina ka përplasur një 69-vjeçar të identifikuar si S.Shehu, i cili ka ndërruar jetë, pasi ka shkuar në spital. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, E.Qirici.

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet në vendin e njohur si “Medreseja”.

Makina ka përplasur për vdekje një këmbësor të paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit G. Beqiraj.