Ballina Kronikë Përgjaken rrugët në Korçë, dy aksidente me dy të vdekur

Përgjaken rrugët në Korçë, dy aksidente me dy të vdekur

Dy aksidente janë regjistuar mëngjesin e sotëm në Korçë. Nga aksidentet mbetën të vdekur dy këmbësore.

E aksidentuara tjetër, një 21-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një 73-vjeçar grek në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Vloçisht.

Viktima e identifikuar si Silva Xhuti, banuese në Leminot, u aksidentua nga greku me iniciale P.B., banues në Greqi, i cili po drejtonte mjetin tip “Toyota”.

“Në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Vloçisht, shtetasi grek P.B, 73 vjeç, banues në Greqi, duke drejtuar një mjet tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen S.Xh, rreth 21 vjeçe, banuese në Leminot, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen,”-raporton policia.

73-vjeçari është shoqëruar në polici dhe po zhvillohen hetimet për shkaqet e ngjarjes.