Përfundon procesi i votimit të kandidatëve për deputetët e PD në Lushnje, ja emrat që kalojnë në fazën tjetër

70

Procesi i votimit të kandidatëve për deputetë të propozuar në degën e PD në Lushnje ka përfunduar dhe të gjithë emrat kanë kaluar në fazën tjetër.

Lista e kandidatëve për degën e Lushnjes: Afrim Kokla, Alvin Gjata, Eduart Tashi, Elton Bano, Eriselda Prishta, Fogert Hoxha, Gazmend Koduzi, Hekuran Korreshi, Indrit Sefa, Jakup Beiqi, Klement Çela, Ndriçim Bali, Nevila Bami, Ylli Zdrava.

Kandidatët do ti nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë dhe Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.

Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarrje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.