Përfundon numërimi i votave në Tropojë, PD fiton me rezultat të thellë ndaj PS

100

Procesi i numërimit të votave në Tropojë është mbyllur, ku raportohet se fitues ka dalë Partia Demokratike me 6443 vota ose 66.37%.

Kjo mund të konsiderohet si një fitore e thellë ndaj PS, pasi kjo e fundit ka arritur të sigurojë vetëm 3094 vota ose 31.87 % të votave totale.

Partia Demokratike fiton bindshëm në Tropojë duke marrë dyfishin e votave që ka marrë Partia Socialiste.