Demokrat dhe Irvana Medinaj janë çifti i cili e përfundoi marrëdhenien e tyre në mënyrë tragjike ditën e sotme.
29 vjeçari Demokrat Medinaj ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij Irvana Medinaj, 28 vjece.
Njoftimi:
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 17:20, në lagjen “Sheq i Madh”, në banesë, shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë( thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.