Ballina Aktualitet Përfundon darka e Ramës me deputetët, zbulohen porositë për 30 qershorin

Përfundon darka e Ramës me deputetët, zbulohen porositë për 30 qershorin

Ka zgjatur rreth 3 orë darka informale e kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe deputetët e Partisë Socialistë të cilët janë pjesë e një Shtabi Elektoral të ngritur për zgjedhjet e 30 qershorit. Takimi u zhvillua në ambientet e vilës qeveritare nr.31 në zonën e ish-Bllokut në shtëpinë e ish-diktatorit Enver Hoxha. Mësohet se në fokus të takimit ka qenë organizimi i PS-së për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Burime të lapsi.al thanë se Rama ka kërkuar takime sa më të shumta me zgjedhësit si dhe fushata të nisë me ritëm të lartë. Të njëjtat burime thanë se asnjë moment, Rama nuk u ka dhënë mundësi të tjerëve të dyshojnë se mund të bëhet fjalë për shtyrje të zgjedhjeve, pasi “kjo temë u mbyll sapo u hap” – tha burimi. Në takim është folur edhe për përmbajtjen e fushatës dhe spotet publicitare.

Pas çeljes së fushatës të shtunën në orën 17:00 te Parku Olimpik i Tiranës, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të dielën në Lezhë, ku do të prezantojë kandidatin e socialistëve për kryetar të bashkie, ish-deputetin Pjerin Ndreu.