Ballina LAJME Përfundojnë provat zyrtare në Çmimin e Madh të Francës, Hamilton ‘pole position’

Përfundojnë provat zyrtare në Çmimin e Madh të Francës, Hamilton ‘pole position’

Lewis Hamilton me Mercedes ka siguruar “pole position” në pistën e Le Castellet, ku ditën e diel (starti ora 15:10) do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Francës në Formula 1.

Piloti britanik regjistroi kohën rekord të pistës, 1’28”319, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Valtteri Bottas.

Një paraqitje e shkëlqyer e makinës gjermane, e pakapshme nga Ferrari si në provat e lira ashtu dhe ato zyrtare. Në vendin e tretë u rendit makina “kokëkuqe” e Charles Leclerc, por që ishte më shumë se 6 të dhjetat i avashtë. Vetëm i 7-ti për Sebastian Vettel me makinën tjetër Ferrari, gati 1.5 sekonda më i ngadaltë se Hamilton.

Duket se gara e nesërme do të jetë një duel vetëm mes dy pilotëve të Mercedes, shumë më të shpejtë se rivalët.

Në vendin e katërt doli makina Red Bull e Max Verstappen, ndërsa dy makinat McLaren u pozicionuan në vendet 5-6 me Lando Norris dhe Carlos Sainz.

Image