Përfshihet nga flakët një automjet në Fier.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, në fshatin Ferras.
Një automjet tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetases V. N., ka marë flakë.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në kroskot të automjetit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.
Article bottom Rectangle3