Përfituan 38 mijë euro me anë të mashtrimit, arrestohet personi i 10-të në Tiranë

78

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Transferta”.

Sh.B., 29 vjeç, ka rezultuar i përfshirë në veprimtarinë kriminale në fushën e krimeve kompjuterike.

I riu është i arrestuari i 10-të i këtij operacioni policor, ku u prangosën persona të cilët ndërhynin në llogari të ndryshme në Facebook, për të përfituar shuma parash.

Me anë të mashtrimit, këta persona me llogari jo të tyret kanë komunikuar me miq të viktimave duke përfituar shumën 38.000 euro.

Policia bën me dije se vijon puna për zbardhjen e ngjarjes si dhe arrestimin e personave të tjerë që mund të jenë pjesë e aktivitetit të paligjshëm.