Përdornin qëndrat e masazheve si vend prostitucioni, arrestohen dy pronarët nga Tirana

29

Dy pronarë qendrash masazhi në kryeqytet janë arrestuar në një operacion të zhvilluar gjatë orëve të natës.

Kjo pas sinjalizimeve se në këto ambiente ushtrohej prostitucion.

Mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për dy vëllezër, të identifikuar si Mario dhe Andi Roshi.

Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 5 vajza, të cilat dyshohet se ushtronin prostitucion në këto ambiente.

Ky nuk është rasti i parë që qendrat e masazheve shfrytëzohen si ambiente për të ushtruar prostitucion.