Përdorimi i vitaminës E për largimin e shenjave dhe rigjenerimin e lëkurës

44

Shenjat në lëkurë janë një nga problemet e para që mund të filloni të vëreni me kalimin e kohës.

Madje ndonjëherë faktor kryesor nuk është as mosha sa janë ndikuesit e jashtëm duke filluar që nga ata klimaterikë deri tek pluhuri apo rrezet e dëmshme.

Nga ana tjetër janë shenjat e akneve dhe një sërë sëmundjesh të tjera të cilat mund t’ju shkaktojnë një sërë problmemesh dhe pakënqësish me lëkurën tuaj.

Në mes shumë trajtimeve natyrale, vitamina E rekomandohet si më e mira në eleminimin e plotë të shenjave të fytyrës.

Në këtë artikull do të trajtojmë të gjithë vlerësimet pro dhe kundër kësaj vitamine për rigjenerimin e fytyrës dhe eleminimin e shenjave.

Si përdoret vitamina E

Vitamina E është një antioksidant i tretshëm në yndyrë që gjendet në formë të lëngëshme ose në kapsula.

Zakonisht përdoret në formën e vajit që aplikohet në zonën e dëmtuar.

Ajo zvogëlon formimin e radikaleve të lira të cilat ndihmojnë shërimin e shpëjtë të plagës në lëkurë.

Vitamina E gjithashtu ndikon në prodhimin e kolagjenit, një proteinë strukturore që është përgjegjëse për forcën dhe elasticitetin e lëkurës.

Ku mund ta gjejmë tjetër vitaminën E

Qepa është një ushqim me plot vlera dhe që e mbron organizmin në shumë forma.

Të njejtën gjë mund të bëjë edhe me lëkurën tuaj.

Shpesh mund ta gjeni si përbërës kryesor në kremrat rigjenerues apo ata që trajtojnë pikërisht problemet me shenjat dhe plakjen.

Ekstraktet e qepës kanë veti antinflamatore dhe antibakteriale të cilat stimulojnë prodhimin e kolagjenit në trup.

Një tjetër përbërës që ndihmon lëkurën në çdo formë është mjalti.

Për shekuj me rradhë është përdorur si një ilaç natyral kundër djegieve dhe shenjave.

Ai është antioksidant i mirë, hidraton, ushqen dhe mbron lëkurën tuaj nga dëmtimet e jashtme.