Ballina Shëndetësi Përdorimi i tepërt i biçikletës shkakton impotencë

Përdorimi i tepërt i biçikletës shkakton impotencë

Përdorimi i biçikletës është një mënyrë shumë e mirë për një jetesë të shëndetshme, por mund të shkaktojë edhe probleme seksuale, veçanërisht te meshkujt. Pasojat e pedalimit të tepërt mund të çojnë deri në impotencë te meshkujt.

Nga përdorimi i tepruar i biçikletës, deri në 85% të rasteve (meshkuj-femra) mund të pësojnë dëmtime kronike në disa pjesë të trupit si qafë, duar, kyçe të duarve, fundin e kurrizit (kërbishte), gjunjë dhe mollaqe (glutealet) ose zonën e trupit që rri mbi shalën e biçikletës.