Ballina Aktualitet Përdhunuan në grup të miturën, gjykata dënon me burg adoleshentët

Përdhunuan në grup të miturën, gjykata dënon me burg adoleshentët

Gjykata e Kavajës ka caktuar sot masën arrest me burg për 7 adoleshentët, të cilët disa ditë më parë përdhunuan në grup një 15-vjeçare.

Mësohet se të 7 të rinjtë janë arrestuar një ditë më parë nga forcat e rendit, ndërkohë që një 15 vjeçar tjetër është shpallur në kërkim.

Të adoleshentët akuzohen për veprën penale të kryerjes së “marrëdhënieve seksuale më të mitur”

Ngjarja e rëndë ndodhi në Shkollën 9 vjeçare, Rilindja në qytetin e Kavajës.

Policia e Shtetit nuk ka dalë me një qëndrim zyrtarë për këtë ngjarje të tmerrshme.