Ballina Aktualitet Përdhunimi në Kavajë, 13-vjeçarja dëshmon 3 orë në gjykatë: Stafi pedagogjik e...

Përdhunimi në Kavajë, 13-vjeçarja dëshmon 3 orë në gjykatë: Stafi pedagogjik e dinte

Vajza 13-vjeçare, e cila u përdhunua nga 8 adoleshentë në Kavajë sot ka dëshmuar në prani të psikologes për rreth 3 orë në Gjykatën e Durrësit.

Ndërkohë Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin për drejtorinë arsimore dhe drejtuesit e shkollës, pasi nuk kanë referuar rastin në prokurori.

Sipas dëshmisë së saj, stafi pedagogjik ishte në dijeni të abuzimit ditë më parë, por nuk e kanë denoncuar në strukturat e tjera shtetërore.

Dëshmia e vajzës do të përdoret si provë në procesin ndaj 8 të akuzuarve, apo personave të tjerë që mund të rezultojnë të implikuar në krimin tronditës.