Ballina Aktualitet Përdhunimi në grup i të miturës, zbulohen detaje tronditëse

Përdhunimi në grup i të miturës, zbulohen detaje tronditëse

Pak orë pas publikimit të lajmit, disa nxënës të kësaj shkolle kanë raportuar për mediat online në rrjete sociale, se përdhunuesit nuk kanë qenë 8, por 16 persona. Mësohet se 14 nga ta janë nxënës të shkollës “Rilindja”, ndërsa 2 të tjerë janë gjimnazistë.

Po ashtu raportohet edhe një detaj tjetër i tmerrshëm. Vajza e mitur nuk e kishte denoncuar ngjarjen, pasi djemtë e kërcënonin me publikimin e një videoje intime mes saj dhe të dashurit në rrjetet sociale apo dërgimin e saj në adresë të prindërve.