Për të tretin vit radhazi, njihuni me shtetin më të sigurt në botë!

61

Në përgatitjen për të rihapur kufijtë e për vizitorët ndërkombëtarë, Katari mban pozicionin e tij si vendi më i sigurt në botë, duke u renditur i pari për të tretin vit radhazi në Indeksin e Sigurisë Numbeo Safety Index 2020.

Indeksi, i cili monitoron 133 vende, riafirmon nivelin e jashtëzakonshëm të sigurisë dhe përforcon reputacionin e Katarit si një destinacion i dëshirueshëm për biznes dhe udhëtime, ku mund të shijohet mikpritja e vlerësuar me çmime, ambienti miqësor për biznesin dhe përsosmëria e shërbimeve.

Që nga viti 2015, Katari vazhdimisht është renditur si një prej destinacioneve më të sigurt në Lindjen e Mesme sipas Safety Index, ndërsa që nga viti 2017 renditja e re e emëron atë për herë të tretë si destinacioni më të sigurt në botë.

Akbar Al Baker, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Kombëtar të Turizmit të Katarit dhe drejtues i Grupit të Qatar Airways, tha se “Renditja që e sheh Katarin si vendin më të sigurt në botë është një dëshmi e institucioneve që kontribuojnë për ta bërë Katarin vendin më mikpritës në botë. Ndërsa Kupa e Botërore Fifa 2022 po afron, ne presim një fluks të konsiderueshëm vizitorësh në Katar për të shijuar këtë sport dhe një sërë përvojash autentike në vend”.

Katari është gjithashtu një nga 15 vendet më të mira për t’u vizituar sipas Forbes në 2019. Katari është lehtësisht i vizitueshëm nga kudo në botë, me transportuesin e flamurit Qatar Airways që lidh Doha me mbi 150 destinacione kryesore në gjashtë kontinente, shkruan noa.al.

Sistemi i heqjes së vizave nga Katari, lejon hyrjen e shtetasve me mbi 80 kombësi, duke e bërë kështu vendin më të hapur në botë.