Ballina Showbiz Për hir të djalit, Adrola dhe Adisi bëhen bashkë në Paris

Për hir të djalit, Adrola dhe Adisi bëhen bashkë në Paris

Ndarja e një çifti kur në mes është një fëmijë është e vështirë. Ish-partnerët janë të detyruar të kalojnë kohë bashkë edhe nëse mes tyre nuk ka më asnjë pikë dashurie, vetëm për hir të fëmijës.

Kështu ka ndodhur dhe me Adrola Dushin dhe Adis Patushin. Ish-çifti kanë gëzuar Troin e tyre të vogël duke shkuar në Paris për të vizituar “Disney-n”. Megjithëse ata e kanë pranuar publikisht ndarjen dhe se mes tyre nuk ka gjasa për një rikthim, kur vjen puna tek prindërimi kanë bërë kompromise.

Adisi, nuk e shmang përgjegjësinë ndaj djalit dhe Adrola gjithashtu kalon momente me ish-bashkëshortin për hir të Troit.