Në këtë vend të botës, nuk ka asnjë rast të ri COVID-19, gjë që nuk ndodhte që nga qershori

67

Koronavirusi ka mbërthyer të gjithë botën. Por në Australi, për herë të parë që nga muaji qershor nuk është regjistruar asnjë i prekur i ri.

“Sot kemi zero raste të infektimit në komunitet në gjithë Australinë. Faleminderit shërbimit tonë të mrekullueshëm shëndetësor, punonjësve tanë të shëndetit publik dhe, mbi të gjitha, popullit të Australisë”, thuhet në njoftimin e autoriteteve atje.

Masat e forta dhe mbyllja e kufijve duhet se ka ndikuar në zerimin e rasteve të reja.

Megjithatë, që nga shfaqja e rastit të parë më 25 janar, në Australi janë infektuar gjithsej 27 mijë e 596 persona deri më tani, ndërsa aktialisht janë aktive vetëm 198 raste.