Ballina Kronikë Peqin, i shkojnë për vizitë në shtëpi dhe e grabisin!

Peqin, i shkojnë për vizitë në shtëpi dhe e grabisin!

Një grabitje ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Peqinit. Raportohet se pre e grabitjes ka rënë 75-vjeçari Skënder Beqiri.

Mësohet se i moshuari ka qëndruar në shoqërinë e hajdutëve për pak kohë, duke bashkëbiseduar me ta. Madje, “mysafirët” e paftuar i kanë konsumuar edhe një pije freskuese me 75-vjeçarin, të cilën ia kanë servirur vetë ata, dhe më pas janë larguar, përmes banjos së shtëpisë. Sipas denoncimit të bërë nga bashkëshortja e të moshuarit, çifti i hajdutëve ka marrë në shtëpinë e tyre 2 milionë lekë, 3 mijë euro dhe gjëra me vlerë, duke u zhdukur pastaj pa adresë.

I moshuari është marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me autorësinë e kësaj grabitje. Skënder Beqiri ndodhej vetëm në banesë në momentin e grabitjes. Nga ana e saj, policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e mashtruesve.