Ballina Aktualitet Peqin, grabitën banesat, arrestohen dy “skifterët”

Peqin, grabitën banesat, arrestohen dy “skifterët”

Policia e Peqinit ka arrestuar dy autorët e dyshuar të një grabitje banese gjatë mbrëmjes së djeshme.

Në pranga kanë përfunduar dy të rinjtë E. H., 30 vjeç, dhe D. H., 23 vjeç, banues në Kodras, pasi akuzohen se kanë vjedhur banesën e shtetasit Z. H., ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Policia thotë se arrestimi i dy të rinjve ka ardhur pas mbledhjes së provave dhe analizimit të pamjeve filmike.

“Policia në kohë rekord zbardh ngjarjen, identifikon dhe arreston autorët e dyshuar të vjedhjes së një banese ndodhur mbrëmjen e djeshme. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, pas një pune të mirëorganizuar hetimore dhe pas analizimit të pamjeve filmike e provave të tjera të grumbulluara, bënë kapjen dhe ndalimin me iniciativë të shtetasve: • E. H., 30 vjeç, dhe D. H., 23 vjeç, banues në Kodras, Peqin. Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohet se në bashkëpunim me njërin- tjetrin , mbrëmjen e djeshme kanë vjedhur banesën e shtetasit Z. H., ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash. Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Vjedhja,” – njofton policia.