Ballina Aktualitet Peqin, dy makina dhe dy biçikleta përfshihen në aksident

Peqin, dy makina dhe dy biçikleta përfshihen në aksident

Dy mjete dhe dy biçikleta janë përfshirë në një aksident te regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Megjithatë për fat të mirë, aksidenti nuk ka qenë me pasoja të rënda, pasi raportohet vetëm një shtetas i plagosur, drejtues i njërit prej mjeteve, por jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu në spital janë dërguar edhe dy persona të tjerë për kontroll rutinë, pasi nuk kanë marrë plagë nga aksidenti.

Ndërkohë raportohet se ky aks rrugor është shumë i ngarkuar gjatë ditës së sotme, ndaj policia bën apel për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit.

Shkak i trafikut është bërë moti i mirë, me shumë familje që kanë preferuar të udhëtojnë drejt bregdetit.