Ballina Aktualitet Peqin, aksidentohet për vdekje 43-vjeçari

Peqin, aksidentohet për vdekje 43-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Peqin ditën e sotme. Një 43-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një 31-vjeçar është plagosur rëndë pas përplasjes së dy automjeteve. Sipas policisë vendase aksidenti ndodhi në aksin rrugor Belsh – Peqin, në fshatin Pekisht.

Shtetasi D.M., 52 vjeç banues në Dibër, duke drejtuar mjetin kamion me targa DR 8860 E, është përplasur me mjetin tip “Ford” me targa AA 268 EA, me drejtues shtetasin A.K., 31 vjeç, banues në Peqin.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë drejtuesi i mjetit “Ford”, si dhe ka ndërruar jetë pasagjeri që ndodhej në mjeti “Ford”, shtetasi L.Ç. rreth 43 vjeç, banues në Peqin.

Drejtuesi i mjetit kamion është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.