Ballina Teknologji Pendoheni për mesazhin e dërguar? Së shpejti mund ta fshini edhe në...

Pendoheni për mesazhin e dërguar? Së shpejti mund ta fshini edhe në Messenger

Facebook po punon për një opsion të ri që lejon përdoruesit të fshijnë mesazhet e dërguara në aplikacionin e Messenger.

Kjo gjë po studiohet nga Jane Wong që ka publikuar disa fotografi në Twitter për të shpjeguar se si do bëhet.

“Facebook Messenger po punon për të fshirë mesazhet e dërguara në aplikacion. Por do të ketë një limit për këtë gjë”, – tha ajo.

Fotografitë tregojnë se mesazhi selektohet dhe ekziston mundësia për tu bërë ‘unsend’ ose ‘delete’.