Ballina Kuriozitete Pema më e shtrenjtë e Krishtëlindjeve në Evropë

Pema më e shtrenjtë e Krishtëlindjeve në Evropë

Pema e Krishtëlindjeve më e shtrenjtë në Evropë është e krijuar nga monedha të arta dhe vlera e saj është 2.3 milionë euro. Kjo peme u shfaq në Mynih të Gjermanisë dhe është krijuar nga kompania gjermane, ”Pro Aurum”, e cila merret me tregtinë e metalit të çmuar.

Sipas kompanisë, pema mund të kushtojë më shumë në ditët në vazhdim, pasi vlera e arit është duke u rritur çdo ditë që kalon.

Kjo pemë është tre metra e lartë dhe është bërë në bashkëpunim me një kompani austriake që merret me punimin e floririt.

Punonjësit kanë vendosur gjithsej 2018 monedha floriri, për të shënuar dhe vitin 2018. Edhe ylli mbi pemë është prej floriri.