Ballina BOTA Pekin, tre të vdekur pas shpërthimit në një laborator universitar

Pekin, tre të vdekur pas shpërthimit në një laborator universitar

Tre studentë humbën jetën pas një shpërthimi në një laborator në universitetin ”Jiatong” të Pekinit, njoftoi rrjeti i televizionit shtetëror të Kinës.

Aksidenti ndodhi gjatë një eksperimenti kimik në laboratorin e kampusit.

Videoja e skenës tregoi flakë të mëdha dhe shtëllunga tymi që dilnin nga një ndërtesë në kampusin universitar, ku ishin përfshirë dy katet e para të saj.