Ballina Aktualitet Pejë, takimi Kosovë-Shqipëri

Pejë, takimi Kosovë-Shqipëri

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mblidhen sot më 26 nëntor në mbledhjen e përbashkët, e cila do të mbahet në Pejë.

Pas zotimit për unifikimin e doganave, Kosova dhe Shqipëria pritet të aprovojnë edhe kërkesën e kahershme të Bashkimit Evropian për heqjen e tarifës së shërbimit të romingut, në kuadër të telekomunikimit ndërmjet këtyre dy shteteve.

Bashkimi Evropian u ka kërkuar të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që të heqin këtë tarifë, si formë lehtësimi për komunikimet mes qytetarëve.