Pedagogia në Durrës bën deklaratën e fortë:”Jam kërcënuar nga kryeministri sepse ngrija zërin për studentët”

76

Kryetari i Partisë Demokratike ka takuar ditën e sotme studentë e arsimtarë të Durrësit.

Gjatë zhvillimit të takimit pedagogia Ilirjana Kuçana ka bërë një deklaratë të fortë teksa tha se i është bashkuar PD, pasi është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama.

Pedagogia u shpreh se është kërcënuar për shkak se ka mbrojtur studentët.

“Unë jam pedagoge prej një dekade, po e bëj publike për herë të parë përse u jam bashkuar; jam kërcënuar nga kryeministri i vendit Edi Rama dhe bandat e tij kur kam ngritur zërin për studentët.

Kam dalë t’i bashkohem ndryshimit. Kolegët e mi kërkojnë ndryshim. Ndoshta për shkak të punës, për shkak të presioneve, nuk dalin në ekran ta thonë, por janë në krahun tuaj” tha Ilirjana Kuçana.