PD:”MASR nuk nxjerr pikët online, detyron mësuesit të grumbullohen në kohë pandemie”

48

Ndriçim Mehmeti, ekspert i arsimit në Partinë Demokratike, ka denoncuar grumbullimin e mësuesve për të marrë pikët e provimit të zhvilluar dhe bën fajtore Ministrinë e Arsmit.

Mehmeti shkruan se për të marrë këto pikë, mësuesve u është dashur të grumbullohen përballë Zyrave Vendore Arsimore duke kundërshtuar Aktin Normativ të qeverisë.

“Shpikja e re e qeverisë Rama dhe MASR, në kohë pandemie. Në kulmin e pandemisë qeveria Rama dhe MASR kishin një plan të miremenduar; zgjedhje në universitete me pjesëmarrje masive dhe provimi i kualifikimit me pjesëmarrjen e mijëra mësuesve. Por nuk u ndalën me kaq. Për të marre piket e provimit, mesuesit duhet te grumbulloheshin masivisht ne dyert e Zyrave Vendore Arsimore per te marre piket e provimit ne kundershtim me Aktin Normativ e nxjerre nga vete qeveria. MASR mburret se do te beje mesim online per 650 mije e me shume nxens e studente dhe nuk nxjerr dot online piket e provimit per mesuesit. Kjo eshte shpikja me e re per te ruajtur shendetin e mesueve tane”, shkruan Mehmeti.