Ballina Aktualitet PDIU, në mbështetje të PD për djegien e mandateve

PDIU, në mbështetje të PD për djegien e mandateve

Propozimi i kreut të Partisë Demokratike për djegien e mandateve ka gjetur mbështetjen e parë nga radhët e aleatëve. Bëhet fjalë për Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila ka vlerësuar dhe i është bashkuar propozimit të Lulzim Bashës.

“PDIU mbështet vendimin e PD për t’i dhënë zgjidhje politike vendit, si i vetmi instrument që politika e përgjegjshme ka për të zgjidhur krizën shumëdimensionale që sot ka kapluar vendin, krizë politike, ekonomike, sociale dhe krizë përfaqësimi, nëpërmjet zgjedhjeve të parakohëshme dhe një qeverie tranzitore, që do të garantojë që shqiptarët të votojnë dhe të zgjedhin për herë të parë të lirë, – thuhet në reagimin e PDIU. – Vlerësojmë propozimin e z. Basha për djegien e mandateve, si një shprehje e vullnetit të qartë, që para zërit të qytetarëve dhe nevojës së vendit për zgjidhje politike, nuk vuri status quo-në e një parlamenti ilegjitim, por bëri fakt zgjidhjen politike që kjo mazhorancë po e refuzon me arrogancë.”