Ballina Aktualitet PD, Zhupa: Zbulimi i prindërve të minores nga Rama, “përdhunim shtetëror”

PD, Zhupa: Zbulimi i prindërve të minores nga Rama, “përdhunim shtetëror”

Pas publikimit nga kryeministri Edi Rama të fytyrave të prindërve të minorenes nga Kavaja, e cila ra pre e përdhunimit nga një grup djemsh disa ditë më parë, ka ardhur dhe reagimi me tone të ashpra nga zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa.

Ajo sulmoi ashpër ministren për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropalin, ndërsa vizitën e saj në shtëpinë e tyre, e cilëson  si “kriminale” duke përdorur fatkeqësinë e prindërve.

“Përdhunim shtetëror për të pastruar imazhin e vet Elisa e doganave pas idiotësisë që ” ngjarje te tilla ndodhin kudo, madje bëhen dhe filma”. Kjo qeveri ska turp! Elisa ka kaluar përtej cdo imagjinate për të bërë të vetmen gjë që bën kjo mazhorancë që është propaganda. Është kriminale të përdorësh fatkeqësinë, dhimbjen e prindërve për të mbuluar përgjegjësinë e kësaj qeverie në zbatimin e ligjit dhe mos trajtimin me përgjegjshmëri të ngjarjes së Kavajës. E pakonceptueshme bërja publike e fytyrave dhe emrave të prindërve dhe gjyshit të viktimës së Kavajës. Mos respekt për viktimën, dhunim i tyre për së dyti. Dje tv kombëtare nuk shfaqën emra, as fytyra për mos ta bërë dramën edhe më të madhe. Sot Elisa bën vizitoren e paskrupullt që kërkon të shlyej idiotësinë e saj me fatin e keq të një familje. Turp dhe krim, ky është përdhunim shtetëror,” – shkruan ajo.