Ballina Aktualitet PD, zëdhënësja Zhupa: Blerja e votës është faktuar, pushteti është i kriminelëve

PD, zëdhënësja Zhupa: Blerja e votës është faktuar, pushteti është i kriminelëve

Partia Demokratike ka reaguar me anë të zëdhënëses Ina Zhupa për investigimet e kryera nga mediat e huaja, të cilat kanë treguar format dhe mënyrat se si janë blerë votat në Shqipëri nga grupe kriminale.

“Përgjimet italiane dhe përgjimet shqiptare, prova zyrtare në Prokurori, tregojnë qartë se si janë blerë votat në Shqipëri me grupet kriminale dhe pushtetaret te lidhur me ta. Zëri Amerikës na bëri publike provat e Dakos, italianët provat e Tahirit, zëvëndësambasadori i OSBE e pranon publikisht shitblerjen e votës,” – tha Zhupa.

“Në cilen vend demokratik do pranohej standardi i vjedhjes se votës se faktuar dhe parlamenti dhe qeveria të vazhdonin punën pa legjitimitet? Në cilin vend demokratik dosjet do rrinin stok pa u hetuar dhe nuk do dënohej asnjë eksponent me pushtet? Parlamenti i votës së blerë ka rënë, aty është krimokracia, pushteti i krimineleve. Të gjithë bashkë për të kthyer demokracinë, pushtetin e popullit,” – thekson zëdhënësja e Partisë Demokratike.