Ballina Aktualitet PD, zbulohet dorëheqja e kreut Basha nga mandati

PD, zbulohet dorëheqja e kreut Basha nga mandati

Pasi Këshilli Kombëtar i PD vendosi unanimisht për djegien e mandateve, është zbuluar edhe deklarata e dorëheqjes që ka firmosur kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme.

“Me vullnet të lirë deklaroj: Unë, Lulzim Basha, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, duke vlerësuar si të pamundur vijimin e punës në Kuvendin e Shqipërisë, në mbështetje të shkronjës ‘b’, pika 2, e nenit 71 të Kushtetutës, jap dorëheqjen e parevokueshme nga mandati si deputet në Kuvendin e Shqipërisë,” – deklaron Basha.

Kreu i PD gjithashtu me dorëheqjen nga mandati i deputetit, Kryetari Basha fton qytetarët në protestë nesër në orën 10.00, para Parlamentit.

“Nuk ka kthim pas! Nesër së bashku si qytetarë të lirë para Parlamentit, ora 10.00”, shkruan kryedemokrati.