Ballina Aktualitet PD, Vokshi-Ramës: Shkarko Spiropalin, hiq videon e prindërve të minorenes

PD, Vokshi-Ramës: Shkarko Spiropalin, hiq videon e prindërve të minorenes

Deputetja e Partisë Demokratike,  Albana Vokshi ka reaguar ashpër mbi kryeministrin Edi Rama pas publikimit të imazhit të prindërve të minorenes së abuzuar në Kavajë, që rrjedhimisht identifikon dhe vetë të miturën.

Vokshi, njëherazi kryetare e komisionit të arsimit i kërkon Kryeministrit  të shkarkojë urgjent ministren Elisa Spiropali dhe i jep ultimatum që të heqë videon brenda një ore, pasi në të kundërt AKEP duhet të bllokojë Facebookun e Edi Ramës.