Ballina Politikë PD vijon akuzat ndaj Dakos, Pampuri: Dako e ka vendin pas hekurave

PD vijon akuzat ndaj Dakos, Pampuri: Dako e ka vendin pas hekurave

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ka vijuar me akuzat ndaj kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

Në një deklaratë për mediat, ajo ka kërkuar që Dako të arrestohet për përfshirjen e tij në bandën e “Avdylajve”, një fakt i provuar nga dosja 339, ku thekson se përgjimet telefonike provojnë saktë manipulimin e zgjedhjeve nga banda e krimit në Durrës, siç e cilëson ajo, në këmbim të favoreve nga paratë e taksapaguesve.

“Vangjush Dako, si simbol i pushtetit të blerë me paratë e drogës së krimit të organizuar, nuk e ka vendin në zyrën e kryebashkiakut të Durrësit, por pas hekurave, si i kreu i shtabit kriminal të vjedhjes, blerjes dhe deformimit të zgjedhjeve në Qarkun e Durrësit! Provat janë aty, në dosjen e pambyllur 339! Mjafton që prokurorë të guximshëm dhe të pakapur nga Edi Rama, të bëjnë detyrën,”- shprehet Pampuri në një deklaratë për mediat.