Ballina Aktualitet PD, deputetja Tabaku: 10 përqind të ardhurave ditore për një litër naftë

PD, deputetja Tabaku: 10 përqind të ardhurave ditore për një litër naftë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku deklaron se shqiptarët vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë të naftës në rajon. Në një status në Facebook, Tabaku duke analizuar çmimin e naftës në vend, duke shkruar se 10% e të ardhurave ditore të shqiptarëve shkojnë për një litër naftë.

Megjithëse çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka rënë, kjo gjë nuk pasqyrohet, sipas saj, në Shqipëri për shkak të taksave. Po kështu, deputetja Tabaku shkruan se amendamentet e opozitës për uljen e taksës së qarkullimit janë hedhur poshtë nga maxhoranca.

“10% e të ardhurave ditore shkojnë për 1 litër naftë! Nafta vazhdon të bjerë në tregjet ndërkombëtare duke shënjuar çmimin 50,42$/fuçi, që do të thotë përafërsisht 0.31 cent për një litër naftë. Gjasat janë që kjo rënie të vazhdojë, ndërsa nafta do të shitet edhe më lirë apo së paku jo në çmimet e mbi 80$/fuçi në bursë. Por, shqiptarët vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe ndër më të lartët në Europë. Nëse 1 litër naftë në bursat e NYSE shitet me 0.31 cent, ndërsa në Shqipëri një litër naftë shitet 182 lekë (1.66$). Kjo do të thotë që një familje me të ardhura mesatare prej 50 mijë lekësh në muaj i duhet të shpenzojë 10.8% të të ardhurave ditore për 1 litër naftë. Ndërkohë që vende me të ardhura shumë herë më të larta se Shqipëria i duhet të shpenzojë më pak se 4% të të ardhurave ditore,” – shkruan deputetja demokrate Tabaku në Facebook.